Berisha takim në Pogradec: Do ulim taksat, nuk do ketë shqiptar që do marrë nën 500 euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në 34-vjetorin e themelimit të degës së PD në Pogradec, ku theksoi se kjo forcë politike ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxjerrjen e Shqipërisë nga izolimi dhe në hapjen e vendit përpara integrimit në botën perëndimore.

Gjatë takimit, Berisha gjithashtu foli për situatën e pensioneve në Shqipëri, duke theksuar se ato janë shumë më të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit, duke sugjeruar nevojën për reforma dhe përmirësime në këtë sektor.

Po se, një pensionist në Shqipëri të marrë mesatarisht 170 euro, në Mal të Zi të marrë 450 euro. Kush ka qenë nga ju në Mal të Zi? Çfarë ka Mali i Zi? Nuk ka asnjë të 1/5 të pasurivë të Shqipërisë. Absolutisht! Po, pse, një pensionist në Maqedoni të marrë 280% të pensionit që marrim ne? Dhe të gjitha këto, me të gjitha dokumentet, ne ishim para të gjithëve në vitin 2013. Ata ishin ndën ne në pensione, ndën ne në rroga. Rumuni, kishte rrogën minimale në vitin 2013, 800 lei. Lexoni, shikoni sa e ka sot, 3300 lei. Kosova, shtet i sapoformuar, i shpallën pavarësinë, përsëri pensionistët marrin 30-40% më shumë se sa në Shqipëri. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh, sepse qeveria demokratike, që i thotë vetes përfaqësuese e qytetarëve, është e detyruar që të ardhurat që krijon t’i shpërndajë me qytetarët. Çfarë bënë këta? Ky ngriu rrogat e ulëta, ky ngriu pensionet, ky mashtroi me indeksimin e pensioneve”-tha Berisha.

Duke u ndalur te pagat, Berisha tha se Partia Demokratike ka planin e saj për duke vendosur minimunin jetik nëse merr pushtetin më 11 maj.

Related Posts

“Hajde m’i fshi…”- Debat i ashpër mes dy banoreve në BBVIP! Valbona-Eglit: Je një nepërkë, fol si zemërmirë që të mos nominohesh

Dy banoret e Big Brother Vip 4, Valbona Mhilli dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat të ashpër ditën e sotme, lidhur me lojën. Valbona e…

Bamir Topi: Politika s’ka qenë e motivuar për të bërë gjyqin e “21 janarit”, ja faji i Edi Ramës

Ish-presidenti Bamir Topi është i gatshëm të dëshmojë për 21 janarin, por thotë se nuk është thirrur nga SPAK. Topi komentoi mbi 21 janarin ndërsa për pak…

Virus i rrezikshëm bën që spitalet kineze të mbushen me pacientë, disa të vdekur dhe shumë të sëmurë

Spitalet kineze raportohet se po mbingarkohen me shpejtësi me njerëz që vuajnë nga një virus misterioz, i cili ka risjellë në vëmendje situatën e krijuar nga virusi…

Parashikimi i motit 1 Janar 2025/ Vijojnë temperaturat nën zero

Vendi ynë, që në orët e para të mëngjesit, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimatare, ku më të theksuara kthjellimet…

Aksident i trefishtë në aksin Morinë-Kukës, një i plagosur rëndë

Një aksident masiv është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në “Rrugën e Kombit”, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Aksidenti ka ndodhu në vendin e…

U arrestua në Gjermani disa ditë më parë, merret ky vendim për boksierin Florian Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku është liruar nga burgu. Pak ditë më parë Marku u ndalua në Gjermani me qëllim ekstradimin për në Greq Ky arrestim erdhi si…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *