“Nuk e besoj që Egli ka rënë në dashuri!”, Eda: Gjesti nuk është as i pari, as i fundit…

Eftuar sot në “Live From Tirana” ishte ish-banorja e “BBV”, Eda, për të komentuar banorët e “BBV4”, por edhe për të folur për rrugëtimin e saj në atë program.

Aplikova krejt rastësisht. Pashë njoftimin te një mik. Bëra intervistë. Ditën që mora vesh që do futem isha e shokuar. Ishte një eksperiencë shumë e bukur. Kishte presion. E menaxhova mirë. Ishte pak e çuditshme ajo shtëpia e vogël. Jam mërzitur që nuk shkoi më gjatë”, tha ajo.

Lidhur me banorët, ajo tha: “Gjesti më pëlqen. Realisht ka shumë presion nga një Big Brother në një Big Brother, shumë lodhje e madhe. Rozana më pëlqen Dhe Laerti padyshim, mënyra si flet argumenton. Pjesa tjetër vetëm ofendime, Vserlo për shembull. Sidomos ai që është në botë arti nuk duhet t’i ofendojë femrat në atë mënyre”.

Sa i përket raportit Egli-Gjesti, Eda u shpreh: “Egli ishtë shumë mirë në fillimet e saj pa ardhur Gjesti. Të them që ka rënë në dashuri kaq rëndshëm s’e besoj, por edhe mund të ndodhë. Por nuk duhet ta kishte lëshuar veten në atë mënyrë.

Ai mashkull është, nuk është as i pari, as i fundit në këtë planet. Del një Gjest tjetër shumë herë më i mirë. Do kisha dashur ta shikoja Eglin pa Gjestin, do kishte ecë më shumë”.

Por kush duhet ta fitojë BBV 4, sipas saj?

“Gerta është mirë, do kisha dashur të tregonte pak më shumë autoritet, të tregonte që është motra e Oltës, t’iu afronte standardit të saj. Olta ka qenë argumentuese shumë më e lartë se Gerta”, tha ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lidhur me nominimin e kësaj jave, Eda u shpreh: “Sa i përket Loredanës, ajo bëri diçka shumë të shëmtuar. Çfarëdo që do ketë ndodhë mes saj dhe Tirit s’duhej t’ia thoshte në sytë e të dashurës së tij. Këto gjëra publiku i do. Më e rrezikuara është Livia dhe më vjen keq”.

Kë shikon ajo në finale?
“Gjesti, Rozana, Laerti, Gerta finalistë. Asnjë tjetër s’po bën lojë. Jam midis të 4, do kisha dashur ta fitonte Gjesti, e meriton, askush nuk ka mbajtur dy Big Brother, ka mbajtur rekord”.

Related Posts

Dënim apo shpërblim? Gjesti hap zarfin e katërt të ‘valixhes së tundimeve’, ja çfarë fshihej aty

Gjesti ka marrë dje një shpërblim nga Vëllai i Madh si lider i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Valixhja e tundimeve” e priste banorin te dhoma…

E rëndë/ Merr flakë avioni pas uljes, humbin jetën dy persona, nisin hetimet

Dy persona kanë humbur jetën në një ulje të ashpër të një avioni të vogël në lagjen Kstovsky të Rajonit të Nizhny Novgorod, njoftoi të enjten Drejtoria…

Qëlloi bashkëjetuesen dhe vrau veten, çfarë postonte në TikTok 34-vjeçari: “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën këtë të martë, ku 34-vjeçari Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij, Anila Prendushi, dhe më pas…

Këmbimi valutor, 5 shkurt/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 05 shkurt 2025, dollari amerikan, blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 96.3 lekë. Euro, blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane,…

Horoskopi për sot, 4 shkurt, shenjat më me fat

Dashi Dashura: Një ditë e mrekullueshme për dashurinë, nuk mund të presësh që të jesh në krahët e të dashurit/ës tend/e. Gjithashtu do të jeni në dispozicion…

Si në filma aksion/ Dy persona me motor qëllojnë me 100 plumba drejt tre anëtarëve të familjes Kurtaj në Malësinë e Madhe! Autorët e maskuar dëmtuan me armë kamerat e sigurisë më pas…

Banorët e fshatit Gruemirë në Malësinë e Madhe është terrorizuar mbrëmjen e kaluar nga të shtëna masive me armë zjarri. Mësohet se tre shtetas të familjes Kurtaj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *