Qëlloi bashkëjetuesen dhe vrau veten, çfarë postonte në TikTok 34-vjeçari: “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën këtë të martë, ku 34-vjeçari Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij, Anila Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.

Gruaja 44-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Prendushi ishte e divorcuar prej gjashtë vitesh nga bashkëshorti i saj, me të cilin kishte tre fëmijë, ndërsa prej pesë vitesh bashkëjetonte me Manajn.Shkaqet e ngjarjes tragjike mbeten ende të paqarta, ndërkohë që në rrjetet sociale çifti shfaqej i lumtur, duke ndarë mesazhe dhe foto të përbashkëta.

Sipas policise, 34-vjeçari Manaj, brenda një automjeti, qëlloi me armë zjarri të dashurën e tij, dhe më pas veten.

Nga plagët e marra, 34-vjeçari ndërroi jetë, ndërsa Anila Prendushi ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related Posts

Dënim apo shpërblim? Gjesti hap zarfin e katërt të ‘valixhes së tundimeve’, ja çfarë fshihej aty

Gjesti ka marrë dje një shpërblim nga Vëllai i Madh si lider i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Valixhja e tundimeve” e priste banorin te dhoma…

“Nuk e besoj që Egli ka rënë në dashuri!”, Eda: Gjesti nuk është as i pari, as i fundit…

Eftuar sot në “Live From Tirana” ishte ish-banorja e “BBV”, Eda, për të komentuar banorët e “BBV4”, por edhe për të folur për rrugëtimin e saj në…

E rëndë/ Merr flakë avioni pas uljes, humbin jetën dy persona, nisin hetimet

Dy persona kanë humbur jetën në një ulje të ashpër të një avioni të vogël në lagjen Kstovsky të Rajonit të Nizhny Novgorod, njoftoi të enjten Drejtoria…

Këmbimi valutor, 5 shkurt/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 05 shkurt 2025, dollari amerikan, blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 96.3 lekë. Euro, blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane,…

Horoskopi për sot, 4 shkurt, shenjat më me fat

Dashi Dashura: Një ditë e mrekullueshme për dashurinë, nuk mund të presësh që të jesh në krahët e të dashurit/ës tend/e. Gjithashtu do të jeni në dispozicion…

Si në filma aksion/ Dy persona me motor qëllojnë me 100 plumba drejt tre anëtarëve të familjes Kurtaj në Malësinë e Madhe! Autorët e maskuar dëmtuan me armë kamerat e sigurisë më pas…

Banorët e fshatit Gruemirë në Malësinë e Madhe është terrorizuar mbrëmjen e kaluar nga të shtëna masive me armë zjarri. Mësohet se tre shtetas të familjes Kurtaj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *