Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në 34-vjetorin e themelimit të degës së PD në Pogradec, ku theksoi se kjo forcë politike ka luajtur një rol të rëndësishëm në nxjerrjen e Shqipërisë nga izolimi dhe në hapjen e vendit përpara integrimit në botën perëndimore.
Gjatë takimit, Berisha gjithashtu foli për situatën e pensioneve në Shqipëri, duke theksuar se ato janë shumë më të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit, duke sugjeruar nevojën për reforma dhe përmirësime në këtë sektor.
Po se, një pensionist në Shqipëri të marrë mesatarisht 170 euro, në Mal të Zi të marrë 450 euro. Kush ka qenë nga ju në Mal të Zi? Çfarë ka Mali i Zi? Nuk ka asnjë të 1/5 të pasurivë të Shqipërisë. Absolutisht! Po, pse, një pensionist në Maqedoni të marrë 280% të pensionit që marrim ne? Dhe të gjitha këto, me të gjitha dokumentet, ne ishim para të gjithëve në vitin 2013. Ata ishin ndën ne në pensione, ndën ne në rroga. Rumuni, kishte rrogën minimale në vitin 2013, 800 lei. Lexoni, shikoni sa e ka sot, 3300 lei. Kosova, shtet i sapoformuar, i shpallën pavarësinë, përsëri pensionistët marrin 30-40% më shumë se sa në Shqipëri. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh, sepse qeveria demokratike, që i thotë vetes përfaqësuese e qytetarëve, është e detyruar që të ardhurat që krijon t’i shpërndajë me qytetarët. Çfarë bënë këta? Ky ngriu rrogat e ulëta, ky ngriu pensionet, ky mashtroi me indeksimin e pensioneve”-tha Berisha.
Duke u ndalur te pagat, Berisha tha se Partia Demokratike ka planin e saj për duke vendosur minimunin jetik nëse merr pushtetin më 11 maj.